Sabiani e ka shprehur hapur se është kundër lidhjes që Keisi ka krijuar me Kristin brenda shtëpisë së Big Brother. Madje pasi ndodhi puthja në buzë dhe pas deklaratës së Keisit se do të ndjek zemrën edhe nëse babai del kundër, këngëtari e hoqi të bijën nga lista e ndjekësve në Instagram e fshiu edhe fotot bashkë.
Por nga ana tjetër, bashkëshortja e tij Arnisa vazhdon të shprehë mbështetjen për Keisin.bKëtë ajo e bën vazhdimisht duke treguar edhe marrëdhënien speicale që kanë.
Babai i një nga banorëve të shtëpisë, Krtisit, Robert Aliaj ka folur lidhur me historinë e djalit të tij me vajzën e këngëtarit, Sabianit, Kejsin.
Lidhur me deklaratat që Sabiani ka bërë së fundmi për marrëdhënien e të bijës me Kristin, Roberti i cilëson këto deklarata si anadollake dhe mesjetare, që një prind evropian nuk duhet t’i bëjë kurrë për fëmijën e tij.
“Ti ndërhysh fëmijës në zgjedhjet e veta është gjëja më e tmershme që mund t’i bësh fëmijës në Evropë, se duan të impenjohen në Eu. Këto qëndrime krejtësisht anadollake… kur njerëzit shohin se në çfarë niveli mjeran ka rënë një pjesë e shoqërisë.
Janë shqipfolës, por jo shqiptar. Një shqiptar i ndershëm është shqiptar i Nolit, i Migjenit, nuk janë këta shqiptarë që në mënyrë analfabete, artikulojnë revoltën e tyre e shprehin duke kërcënuar njerëzit e familjes. Po bëhet nami, ne po përjetojmë disa moment mesjetare këtu”, ka thënë ai.