Edona James ditët e fundit ka debatuar me Bucin por mbrëmjen e djeshme bëri një deklaratë që s’pritej. Buci i tha se nuk ka për qëllim t’a vërë në lojë, pasi kalojnë mirë së bashku në shtëpi.
“Edona ndalu me ty nuk dua të debatoj, nuk dëshiroj të të rri afër, unë nuk kam se çfarë të kapem me ty? Ne vetëm shaka kemi bërë, me ty nuk kam pasur lojë”, ka thënë ai.
Ndërsa transgjinorja nga Suhareka i tha se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë dhe tregoi arsyen se pse ka hatërmbetje me të dhe se pse nuk dëshiron të shoqërohet.
“Ke luajtur edhe me mua me të gjithë, as unë nuk dëshiroj të debatojë me ty. Ke mbetur vet me askënd nuk po flet, kur të bëhesh zullumqar sepse kështu mbetesh vet”, u shpreh biondja.
“Unë jam hidhëruar sepse më ke liruar gazra derisa unë isha ulur dhe me fytyrë nga ti, kjo nuk është kulturë”, vazhdoi James.
Buci nga ana tjetër e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se nuk është e vërtetë.