Aktori Donald Veshaj, ka folur së fundmi për jetën e tij dhe planet për martesë me moderatoren e njohur, Bora Zemani.
Në një intervistë televizive Donaldi ka treguar se ende nuk kanë plane për dasmë, ndërsa u shpreh se “kam qejf ta përjetoj”.
Ndër të tjera aktori tregoi se edhe nëse ai dhe Bora do bëjnë dasmë, do jetë diçka shumë intime.
“Martesa është një moment kur nis një etapë tjetër në jetën tënde, që është familja. Dasma është një moment që pse jo, e kam qejf ta përjetoj. Në plane konkrete akoma jo. Afatgjatë po. Nuk kemi pasur kohë që ta mendojmë. Filmi, angazhimet kanë qene impeniative. E mendoj si diçka që edhe nëse do bëjmë dasmë do jetë shumë intime. Dasma është një moment që duhet të gëzosh për dashurinë dhe të jetë sa më e natyrshme dhe e sinqertë”, tha Donaldi.