Ish konkurrentët e “Për’puthen” janë kapur keq me njëra tjetrën, pavarësisht nëse janë të edicionit të njëjtë apo të edicioneve të ndryshme, debatet mes tyre nuk mungojnë.
Efi, Mikela dhe Shqipja kanë debatuar ashpër sot me njëra-tjetrën teksa ishin të ftuar në “E diell” ku po flitej për “Virtytet e Efit”.
Ish konkurrentja e “Për’puthen” ishte e ftuar, teksa të tjerët do të jepnin opinionin e tyre për të, të gjithë thanë fjalët më të mira për Efin, por vetëm Shqipja nuk ia kurseu një koment mjaft negativ.
Kjo e fundit u shpreh se “Efi është pa karakter si femër”, e të gjithë iu kthyen kundër asaj pasi nuk ishin dakord.
Efi nga ana tjetër, pasi kur e pyetën “nëse Manushi do të ofronte të zije vendin e një prej vajzave tek ‘E Diell’, vendin e kujt do doje të zije”, tha: Vendin e Shqipes normale, duket se është kot këtu brenda.
Ndërkohë pjesë e debatit është bërë edhe Mikela, mikesha e Efit.