E ftuar në emisionin e Valon Malokut, Mihrije Braha u surprizua në një mënyrë që askush se priste.
Bashkëshorti i saj Naim Abazi dhe moderatori Valon Maloku i kishin përgatitur asaj një kamerë të fshehtë.
Në emisionin “Përrall me Tupan”, Valon Maloku ka thirrë “djalin” e Naim Abazit, i cili ka një moshë madhore, tashmë 19 vjet.
Mihria e befasuar nga kjo ngjarje, vetëm mbeti e befasuar dhe e shtangur duke shikuar momentin e përqafimit në mes Naimit dhe “djalit” të tij.
Ajo u prek aq thellë sa që nga emocionet e mëdha nuk dinte as se si të reagonte.
Më pas, e kuptoi që ishte vetëm një kamerë e fshehur.