Mbrëmjen e djeshme ishte puntata e fundit e Big Brother Vip Albania. Tani që ky edicion përfundoi “zyrtarisht”, Olta Gixhari ka bërë një “rezyme” të rrugëtimit të saj.
Aktorja e ka cilësuar si eksperiencën më të çmendur e më të bukur të jetës së saj. Pasi ka falenderuar çdo njeri që e ka përkrahur, madje edhe ata që e kanë urryer, rrëfimin e saj ajo e mbyll me një të “vërtetë të madhe”.
Olta i dedikon disa rrjeshta Luizit duke u shprehur se pa praninë e tij, rrugëtimi i saj nuk do të kishte qenë njësoj. Ajo shpreh kënaqësinë që “lufta” e saj ishte kundër tij.