Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë bashkuar për projekti filmik pas përfundimit të eksperiencës në ‘Big Brother VIP Albania’.
Nga ‘rivalë’ në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ata vijnë tashmë si burrë dhe grua.
Kjo ka krijuar mjaft interes te publiku dhe së fundmi janë publikuar edhe momente nga xhirimet në Parkun e Tiranës.
Ky film do të jetë një komedi romantike, që shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.
Dhe titulli i këtij filmi është frymëzuar nga shprehja e tij e famshme brenda shtëpisë; “në kuadër të lojës”.
“Në kuadër të dashurisë” do të nisë xhirimet këtë muaj në qytetin e Korçës.