Këngëtarja e super-hiteve, Dafina Zeqiri vazhdon të jetë kryetemë në mediat rozë për shkak të jetës profesionale dhe atë personale.
Përveç raporteve të prishura me disa nga bashkëpunëtorët e saj në kompaninë Moneyz, ajo së fundmi ka prishur raportin edhe me një nga koleget e saj, me të cilën kishte raporte mjaftë të mira.
Bëhet fjalë për YaNina, me të cilin Dafina e mbështeti mjaftë shumë dhe solli bashkëpunim 6 muaj më parë.
Prive raporton se mes tyre ka hatërmbetje kohëve të fundit.
Dyshja në maj të këtij vitit sollën këngët “Nasty” dhe “See me”.
Ky projekt ka grumbulluar mbi 10 milionë klikime në Youtube./Insajderi