Mbrëmjen e djeshme në “Më lër të flas”, Bora dhe Donaldi thyen për herë të parë heshtjen për ribashkimin e tyre. Donaldi tregoi se i kishte shkruar ai dhe kishte insistuar shumë për ta takuar.
Jo vetëm kaq, por dyshja treguan detaje të tjera rreth marrëdhënies së tyre. Gjatë një loje me makinën e së vërtetës, Bora dhe Donaldi zbuluan se kanë tatuazhe dedikuar njëri-tjetrit.
Megjithatë, çifti nuk i treguan tatuazhet për publikun.