Psikologia shpjegon fenomenin e fundit që i ka kapluar shqiptarët, BBVK dhe BBVA, dhe ka folur paraprakisht për shëndetin mendor të banorëve.
Gazetarja e lajmi.net, Arjanita Osmanaj, ka intervistuar psikologen Atifete Syla. Syla tregon se çfarë pasojash mund të kenë banorët brenda ambientit të mbyllur dhe si ndikon kjo në shëndetin mendor të tyre.
Ajo shpjegon se emisioni Big Brother është eksperiment social dhe ka thënë se është emision i cili nuk duhej të transmetohej, pasi që aty qëndrojnë mbyllur njerëz që nuk njihen mes veti dhe janë nën vëzhgim 24 orë brenda ambientit.
Tutje ajo tregon se ka vërejtur sjellje jo të zakonshme ndaj banorëve që kanë marrë pjesë në edicionet e Big Brother, dhe ka thënë se a mund të ketë mbikëqyrës për gjendjen e banorëve, fjala është se a ka psikologë brenda që t’ua monitorojnë gjendjen mendore.
Gazetarja tregon rastin e një banoreje të BBVA, që po mbahet tani në Shqipëri, dhe tregon se si ajo ka filluar të shohë fantazma dhe gjëra tjera. Psikologia reagoi menjëherë dhe tha se ajo duhej të largohej menjëherë, dhe duhet të marrë trajtim nga psikologu, besa besa edhe nga psikiatri.
Më poshtë e keni intervistën e realizuar nga gazetarja e lajmi.net, Arjanita Osmanaj. /Lajmi.net/