Ka disa kohë që moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca është larguar nga ekrani.
Mirëpo, asnjë veprim i këngëtares nuk i ka ikur syrit të mediave rozë, shkruan lajmi.net
Këto kohë ajo është përfolur për një hakim të llogarisë së saj në Instagram, pasi janë fshirë të gjitha fotografitë.
Luana nuk dha ndonjë sqarim, por filloi të publikoj sërish postime të reja.
Ndërsa së fundi, ajo përmes një postimi në Instagram na njoftoi me promon e emisionit më të ri, i cili pritet të titullohet “Thuaje”.
Moderatorja nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër, përpos video-s së shkurtër të publikuara nga vetë ajo.