Në ‘Prime-in’ e fundit të Big Brother në shtëpi hynë edhe tre banorë të ri. Në mesin e tyre ishte Sara Karaja.
Ditët e para ajo i ka shfrytëzuar për t’u njohur me banorët e tjerë
Dje teksa po bisedonte me disa prej tyre edhe iu dhanë disa këshilla se si të ‘luante’.
Sipas Rozës ajo duhet të hyj në mes Meritonit dhe Ilnisës.
Ishte Roza ajo që tha: Unë po ta jap si këshillë, nëse do me u fut është momenti të trazosh ujërat mes Meritonit dhe Ilnisës.
Sakaq në anën tjetër është parë që mes çiftit janë krijuar debate që prej hyrjes së Sarës në shtëpi, ku Ilnisa shpeshherë ka shfaqur shenja xhelozie.