Reperi i njohur Getoar Selimi feston sot ditëlindjen. Në ditën e tij të veçantë nuk kanë munguar urimet e shumta nga njerëzit e dashur.
Bashkëshortja e tij, moderatorja Marina Vjollca e ka surprizuar duke i dedikuar fjalët më të bukura të dashurisë.
Ajo ka publikuar një foto të Getit në rrjete sociale, krahas së cilës ka shkruar: Gëzuar ditëlindjen mbretit të zemrës sime! Ti meriton botën! Të dua përgjithmonë!