Mund të themi pa ndrojtje se Monika Lubonja ishte ndër të vetmit ishbanorë të “Big Brother” që doli ‘duarbosh’ nga ky reality.
Ndonëse bashkudhëtarët e saj morën projekte apo dhurata të majme, aktorja mbeti pa asnjë ftesë. Pakënaqësinë e saj, Monika, e shprehu që në netët ‘prime’ të spektaklit ku iu dhuruan vetëm fustane.
Pas përfundimit të “Big Brother”, aktorja ka qenë e ftuar në disa emisione, ku shpeshherë ka lënë të kuptojë se është e gatshme për projekte dhe ftesa, por deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar për të.
E duket se me largimin e famës së këtij formati, ajo është “dorëzuar”, duke u rikthyer te profesioni i saj. Aktualisht, Monika është e angazhuar në shfaqjet e reja që po përgatiten.