I riu 20 vjeçar me inicialet F.Sh nga Prizreni, ka ndërruar jetë sot si pasojë e një aksidenti që ndodhi 2 ditë më parë, raporton Kosova24.
Aksidenti i cili e la të vdekur 20 vjeçarin F.Sh, ka ndodhur afër fshatit Nashec me datë 13.01.2021.
Në këtë aksident i ndjeri ishte së bashku me familjarë të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.
Sipas burimeve të Kosova24, i riu ishte me prejardhje nga Hasi i Prizrenit./Kosova24/






