Tuna ka bërë një deklaratë të fortë ndaj ish-partnerit të saj, ku e akuzon se vendos ‘qejfet’ e tij para shëndetit të fëmijëve.
Me anë të një postimi në InstaStory, artistja publikoi fillimisht një shkrim në anglisht ku thuhej:
“Të gjithë mund të kenë një fëmijë dhe ta quajnë veten ‘Prindër. Një prind i vërtetë është ai që vendos fëmijën sipër nevojave dhe dëshirave të tij egoiste”.
Më pas Tuna publikoi një foto nga spitali ku i shtrirë në krevat duket djali i saj.
“Babai shkon për ecje në mal teksa fëmija i tij ndodhet në spital”– shkruhej në foto duke i bashkangjitur emoji të zemëruara.