Gazetari Arjan Konomi ka pësuar një aksident teksa po qëndron në Jordani. Si pasojë, ai iu nënshtrua një operacioni emergjent për të riparuar dëmin. Operacioni u krye në një nga spitalet e Jordanisë. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një videoje në rrjete sociale.
“Tungjatjeta miq. Siç po më shikoni këtu në kushte jo të mira dua të ndaj me ju një fatkeqësi më ndodhi. Ndodhem në spitalin e Amman-it.
Dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba por për fat të mirë ka shpresë akoma që ta kem.
Nuk di çka t’iu them tjetër. Nëse ju kam munguar në Instagram është për këto arsye”, thotë opinionsti Arjan Konomi.
Arjan Konomi, i cili muajt e fundit ka qenë i angazhuar si opinionist i një prej programeve më të ndjekura në Shqipëri, “Për’puthen”, ka dhënë një intervistë së fundmi i ftuar në emision “Kojshia Show”. Ai tregoi shumëçka gjatë bisedës në studio, përtej rolit në “Për’puthen” dhe historive që ndodhin aty, ndërsa rrëfeu eksperiencat si gazetar gjatë karrierës shumëvjeçare, por edhe disa detaje nga jeta personale.
Konomi u ndal gjatë në një moment, që sipas tij i ka shënuar jetën, madje u emocionua kur e kujtoi, e cili kishte të bënte pikërisht me Kosovën dhe kohën kur sapo kishte nisur lf ta me Serbinë. Bëhet fjalë për vitin 1998, kur UÇK-ja po dilte në skenë dhe Arjani si gazetar për një media italiane kishte udhëtuar në Kosovën e athershme, e cila ende kontrollohej nga milicia serbe. Pavarësisht se shumë kishin reaguar të habitur për vendimin e tij, ai sërish kishte rrezikuar, ndërsa rrëfeu se kryeministri i tamnishëm Albin Kurti i kishte shpëtuar jetën.