Moderatorja e njohur, Bora Zemani, është shumë aktive në rrjetin social “Instagram”, ku edhe ka grumbulluar mbi 1 milion ndjekës. Ajo publikon herë pas here fotografi dhe video të ndryshme nga daljet televizive dhe përditshmëria.
Ditën e sotme, Bora ndau disa foto e veshur me të zeza dhe si gjithmonë në super formë. Krahas tyre, Zemani shkroi edhe një thënie që nxiti shumë komente.
“Te jesh grua ne Shqiperi eshte pune burrash”, shkroi ajo, ku ndër komentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai i shoqes së saj të ngushtë, Semit.
“Super grua”, i komentoi këngëtarja, duke marrë kështu plot 247 pëlqime.