Pak ditë më parë, nëpër media të ndryshme u përfol se moderatorja Alketa Vejsiu ironizoi emisionin e ri të Luana Vjollcës, “Zemër Luana”.
“Ju lutem shumë, mos bërtisni shumë se është dhe Luana këtu sonte dhe mos shqetësohet. Kështu që, çik më ngadalë emisionin! … Dëgjo, jemi kthyer këtu në televizionin Klan në një kopsht të vërtetë zoologjik. Kemi tigra, kemi gjirafa, kemi mjelma, kemi…” tha Vejsiu gjatë puntatës së shkuar, koment i cili u morr si një thumb për Luanën.
Mirëpo, puntatën e djeshme Alketa tregoi sa paqësore është dhe se nuk ka asnjë ‘kunjë’ me Luanën.
“Unë deklaroj gatishmërinë time për të ardhur në çdo program që realizon televizioni Klan. E bëj këtë në fillim për televizionin Klan.” – tha Vejsiu në diskutim e sipër.
“Po te Luana, do shkosh?” e ngacmoi Visjan Ukcenaj.
“Patjetër. Unë luaj në një formacion të madh që quhet televizioni Klan dhe jam pjesë e kësaj skuadre të madhe dhe gjithmonë më bëhet zemra mal për arritjet e të gjithë kolegëve, për të gjithë produksionet që bëhen këtu. Alketa mendon ndryshe. Unë jam e hapur që t’i bëj vizitë të gjithëve”, u pergjigj Alketa.