Teksa ishte e ftuar së fundmi në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, Juliana Nura i është kthyer eksperiencës së saj në “Big Brother VIP Kosova”.
Mirëpo ndër të tjera, ajo ka treguar edhe një premtim fallco që produksioni i këtij reality show i bëri asaj.
Juliana tregoi se ata i kanë premtuar që pas spektaklit do të bëhej imazhi i një kompanie mielli, gjë që nuk u realizua.
“Mua nuk më janë përgjigjur ashtu siç e kam pritur. Unë e kam marrë hapin e parë dhe ata nuk janë përgjigjur ndaj meje. Unë mendoj që ka qenë thjeshtë një premtim koti, sa për sy e faqe. Ishte finalja e “Big Brother”, ja kanë futur kot dhe nuk u realizua kurrë. Nuk e kanë marrë seriozisht atë punë, unë për katër muaj që kam ndenjur jam munduar shumë sepse “Big Brother” është biznesi i tyre. Nuk jemi sqaruar dhe më vjen shumë keq sepse unë e kam dashur atë imazh edhe unë u kam bërë shumë reklamë atyre. Doja ta përfaqësoja shumë mirë kompaninë e miellit”, tha Juliana.