Julia Ilirjani dhe vajza e saj Renee kanë qenë të ftuara mbrëmjen e djeshme në “Top Arena”.
Në edicionin e shkuar gjithashtu është diskutuar pjesëmarrja e Renee në BBV, por ajo që u bë pjesë ishte e ëma, Julia.
Në edicionin e 4 të BBV, a do të jetë pjesë Renee?
Këtë nuk e tha me siguri, megjithëse ajo pranon se është kthyer në Shqipëri dhe po mendon t’i hyjë botës së ekranit dhe showbiz-it.
Sa i përket BBV, Renee tregon se strategjia që do ndiqte është ‘vetja e saj’ në çdo dimension të mundshëm e megjithatë thotë që nëse do hynte kërkon falje paraprakisht për fjalorin e pisët, duke thënë se herë pas here edhe mund t’i shpëtoj ndonjë fjalë e “papërshtatshme”.
Nëse Renee do të hyjë në BBV4 mbetet për t’u zbuluar, por e sigurt është që do tërheqë jo pak vëmendje si banore dhe do shkaktonte “zhurmë”.