Beatrix Ramosaj është një nga ish-banoret e “Big Brother Vip” . Ajo ka qenë një nga emrat më të komentuar aso kohe duke përfshirë këtu edhe lidhjen që krijoi me aktorin Donald Veshaj.
Së fundmi Trixa duket se është bërë nostalgjike, duke ndarë në Instagram një video kur ishte brenda shtëpisë. Këngëtarja ka postuar një video të kërcimit me Ilir Shaqirin.
Me këtë të fundit nuk është se kishte marrëdhënie edhe aq të mira brenda shtëpisë, marrë parasysh raportin që Iliri kishte me Donaldin. Sidoqoftë, dyshja duket se kanë ruajtur raporte pas përfundimit të edicionit të parë të BBV, më shumë tani që Ramosaj është ndarë nga Veshaj.
Më herët ju kujtojmë se është bërë e ditur se formati “Big Brother” do të vijë së shpejti në Kosovë nën moderimin e Alaudin Hamitit, ndërsa banorët që do të jenë pjesë nuk janë zbuluar ende. Në një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram, moderatorja kosovare Liberta Spahiu pyeti ndjekësit e saj se kë dëshirojnë që të bëhet pjesë e “BBV Kosova”.
Mes shumë sugjerimesh nga ndjekësit e saj ishte dhe emri i Beatrix Ramosajt dhe vëllait të saj Alban Ramosaj. “Si thoni? Njerëzit po ju kërkojnë”– shkroi Liberta në Instastory duke etiketuar Beatrix dhe Albanin.
“Mos më thuaj dy herë se erdha”– ia ktheu Beatrix teksa ripostoi videon e moderatores.