Rita Haziri dhe Fidan Gashi, janë këngëtar shumë të njohur në trojet shqiptare.
Mirëpo sot është ditë zie në familjen e Fidanit dhe Ritës.
Nëna e Fidanit ka ndërruar jetë. Lajmin e vdekjes së saj e ka bërë të ditur vetë çifti.
“Nanë e shtrenjta nana… Allahu të shpërbleftë me xhenet në këtë muaj të shenjte të Ramazanit”, ka shkruar në njoftimin për vdekjen e nënës së tij Fidani.
Ai ka njoftuar se varrimi i së ndjerës do të bëhet sot në ora 15:00 në Suharekë.
E pikëlluar për vdekjen e vjehrrës është shprehur edhe Rita.
“Na thave shpirtin…”, ka qenë përshkrimi prekës që Rita i ka bërë njoftimit për vdekjen vjehrrës së saj.
Ne i shprehim ngushëllime familjes së Fidanit dhe Ritës për këtë humbje të madhe. /ORAinfo/