Ka ndërruar jetë sot një grua 29-vjeçare nga coronavirusi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
E ndjera ka qenë shtatzënë në javën e 27-të, dhe ndonëse ka qenë nën monitorimin e konziliumit mjekësor, nuk është arritur të shpëtohet as foshnja, raporton Gazeta Shneta.
Lidhur me rastin Reporteri.net ka tentuar të bisedojë me drejtoreshën e Infektivës, Lindita Ajazaj-Berisha, por e njëjta nuk iu është përgjigjur thirrjeve telefonike.
As nga zyra për informim e QKUK-së nuk kanë folur për rastin.