Ka ndërruar jetë papritur në Zvicër i riu nga Prizreni, Edon Badalli, shkruan Kosova24.
Lajmin e ka konfirmuar shoku i tij, përmes një postimi në Facebook.
“Me dhimbje më të thellë e më të madhe po i shkruaj këto vargje që më dalin nga shpirti. Ia kushtoj shokut, mikut, e vëllait tim Edon Badalli. U nda nga jeta shumë para kohe duke na lanë të gjithëve me zemra te thyera e kujtimin e tij që do te mbetet mes nesh si një shok i paharrueshëm e i papërsëritshëm për vlerat e tij shoqnore e njerëzore, i edukuar, i urtë, e punëtor si ai e askush tjetër. Me pikëllim te madh i dërgoj ngushëllimet me të thella e të sinqerta familjes së tij për këto dit të vështira e të tmerrshme të kësaj fatkeqësie që na ka ndodhur të gjithëve sepse sot është ditë zie për te gjithë shokë miq e të afërm të gjithë jemi ne zi…U takofshim Nxhenet shok i jem./Kosova24/






