Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marr mësimin e parë në pilotimin e helikopterit prej njërit ndër pilotët më me përvojë, Joe Decapite.
Osmani në një postim në X shkruan se ndihet e nderuar që mori mësimin e parë në një nga kompanitë kryesore në botë në projektimin dhe prodhimin e helikopterëve.
Ndërkohë, Presidentja e ka vizituar edhe Teksasin, ku ka vizituar dhe një fermë kuajsh, shkruan “Kosovarja”.
Presidentja si cowboy.