Beniada Nishani dhe Megi Pojani janë pjesë e projektit “She’s on top” në Top Channel.
Të dyja të bukura,të zgjuara,të shkathëta dhe të dashura për publikun.
Deri këtu jemi ok.
Mesa duket midis tyre gjërat nuk shkojnë aq mirë dhe këtë e zbuluam në “Goca dhe Gra” ku Fatma Haxhialiu pyeti Megin për fjalët që qarkullojnë se mes saj dhe Beniadës ka tension.
Megi refuzoi të pranonte se ishte e vërtetë dhe tha se kanë një marrëdhënie korrekte,se nuk e ka njohur Beniadën më parë(vërtet Megi?) dhe meqë vonohet për xhirime,ajo shkon menjëherë në vendin e saj ku vendos mikrofonin dhe nuk ka kohë të përshëndesë.
Pasi mbaron xhirimet,Megi largohet me vrap për shtëpi.
Domethënë nuk thotë as “Çkemi” e as “Mirupafshim”
Mos ndoshta tek mohimi që i bëre spekulimeve mes ju të dyjave sapo na dhe përgjigjen se vërtet nuk shkoni dhe aq mirë bashkë?
Gjithsesi Megi tha se nëse një ditë mbarojnë xhirimet më herët mund të pinë një kafe bashkë dhe të njihen më mirë.