Mbrëmë opinionisti i Big Brother Vip Kosova, Milaim Zeka ka bërë një paralajmërim lidhur me zhvillimet në shtëpi.
Sipas Zekës, meshkujt në BBVK kanë hyrë për të treguar trurin në pjatë.
“Mashkujt kanë hyrë për ta treguar në pjatë trurit. Ka plot njerëz që janë të bukur por janë të gërditshëm për shkak të trurit të budallakavtë, nuk iu punon rrota e trurit”, tha Zeka
Derisa, shtoi se nëse banorët bëhen grupacione, ata do të dënohen nga publiku.
“Unë mendoj dhe jam i bindur që do te kemi zhvillime interesante, aty kemi disa që vijnë nga skandinavia, nëse vazhdojnë lojën e grupacioneve do te ketë dënim nga ana e teleshikuesve. Kushdo që ka hyrë më qëllime me bo grupacione, kemi gazetarë, artistë, këta duhet me bë lojën e vet. I vetmi që iu ka dal në ballë është Burimi”.