Kur e hap derën të përshëndet me një buzëqeshje një grua e re dhe energjike e cila të valëvit te fytyra një broshurë që shkelqen dhe të kërkon tridhjetë sekonda për të folur me të.
Dhjetë minuta më vonë ti mbyll derën, kthehesh në shtrat dhe pyet veten “përse i dhashë asaj gruaje dhjetë dollarë për të shpëtuar bretkosën me pika të kuqe nga zhdukja? Unë as nuk i dua bretkosat.”
Natyrisht është e përfshirë diçka që të bëri të shkembeje diçka që ti do domëthënë lekët e tua, me diçka që ti nuk shqetësohesh në mënyrë të veçantë domëthnë bretkosat.
Siç mund ta shihni nga ky shembull, nganjëherë është konteksti i një kërkese dhe jo kërkesa në vetvete, që përcakton gatishmërinë e një personi për të bashkëpunuar ose për të rezistuar.