Zbulohet e vërteta e fotos ku shihen bashkë Melisa dhe Andi.
Javën e kaluar në Përputhen Fationi akuzoi Melisën se ka kryer marrëdhënie seksuale me një prej konkurrentëve aty.
Megjithëse Kuqari nuk tha emrin e djalit, në media qarkulluan thashetheme për një lidhje në mes të Andit dhe Melisës.
Në rrjete sociale qarkulloi një fotografi në të cilën shihej Andi dhe Melisa. Kjo rriti edhe më shumë dyshimet.
Melisa disa herë e ka mohuar një gjë të tillë.
Ndërkohë, e vërteta pritet të zbulohet sonte në Përputhen Prime.
“Nesër del fotoja e plotë që është prerë e që qarkullon në media. Në Përputhen Prime do të mësoni të vërtetën”, tha autorja Olsa Muhameti nëpërmjet Instagramit.