Reperi, Cllevio ndodhet në burg pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ndërsa, më herët ai u përfshi në një përleshje fizike me reperin e njohur, Noizyn.
Ndërkohë, në rrjete sociale, “#freecllevio” është një ndër hashtag-et që po përdoret më së shumti.
Më i fundit që e ka kërkuar lirimin e Cllevios është edhe opinionisti Arjan Konomi, i cili ka ndarë në Instagram një pjesë nga një bisedë e tyre “live”, ku kanë qeshur pafund.
“@cllevio_ganggo na mungon miku im! Të qeshurat tona me gjithë shpirt, humori dhe diskutimet mbi historinë, filmat, mbi Marta Goebblesin dhe Anna Bolenen. E mbi të gjitha Natali Portman ???????????? Shpresoj të të shoh sa më shpejt! Zoti të ndihmotë ty dhe shpirtin tënd të pastër e të vërtetë! Përfundoftë sa më shpejt kalvari yt o njeri me zemer, mendje dhe kulturë të pasur!”, ka shkruar Konomi krahas videos.