Diola edhe një herë solli në vëmendje komentin që Luizi bëri për të, Nitën dhe Enin, ku në një klip të shfaqur mbrëmjen e kaluar në spektakël, tha se ata marrin frymë kot dhe se janë turistë në shtëpi.
Betejë me tumorin e gjirit, Diola shpërthen në lot
Gjatë një bisede me Oltën dhe Amosin, Diola u shpreh se Luizi nuk mund t’ i thotë një njeriu që merr frymë kot, në kohën kur njëri nga këto tre persona, ka hequr tumorin e gjirit.
Betejë me tumorin e gjirit, Diola shpërthen në lot
Diola u ngrit nga tavolina dhe shkoi në dhomën e gjumit, ku u ndoq edhe nga Dea, e cila u përpoq ta qetësonte këtë të fundit. Ndonëse Dea e ngacmoi disi, që Diola t’i rrëfente asaj historinë e jetës, kjo e fundit zgjodhi heshtjen.