Me një “AMG” siç është Luiza Gega, programi i kërcimit në Tv Klan ka vendosur të çelë zyrtarisht listën e konkurentëve të saj. E saposhpallur Kampione në garën 3000 metra me pengesa, atletja më e mirë e Europës është surpriza e parë e dance show-t që pritet të nis shumë shpejt të hënave.
Kujtojme se për momentin, një tjetër emër i zbuluar nga Tv Klan që do të jetë pjesë e jurisë në “Dance With Me” është balerina e famshme Klaudia Pepa e cila kthehet enkas nga Italia. Por nuk mund të mohojmë se gara mes personazheve me publikimin e emrit të parë sapo u bë interesante.
Të presim në vazhdim për emrat e tjerë.