Nëse ky punim bibliografik sjell ndonjë risi në veprimtarinë e sotme bibliografike, ajo duhet kërkuar kryesisht në këtë zonë.
Madje do të thoja që kjo risi mund të shihet në radhë të parë te kthimi në metodat tradicionale të një Legrandi ose të një Shuteriqi të ngopjes me informacion të kësaj zone.
Vetëm se në të mirë të punës së sotme me librin e kësaj periudhe vijnë padyshim dukuri të tilla të rëndësishme, si rritja e studimeve përkatëse në rrafsh mbarëkombëtar dhe më tej.
Mundësitë dhe komoditeti i komunikimit në një botë ku informacioni nuk njeh pengesa kufijsh gjeografikë, ideologjikë etj.