Formati i librit është dhënë duke shënuar në cm. lartësinë e tij.Tirazhi dhe çmimi i librit janë pasqyruar në qoftë se kanë qenë shënuar në libër; kur janë gjetur jashtë tij janë futur në.
Përpjekje të veçanta për sigurimin e tyre nuk janë bërë, veçse kur kanë dalë në burime interesimi për elemente kryesore të përshkrimit bibliografik (autor, titull, botues, vend dhe vit botimi etj.
Gjithnjë në respekt të zbatimit të parimit të regjistrimit fotografik të informacionit të faqes së titullit janë pasqyruar të gjitha raste kur kanë qenë prezent në të shënimet për lejimin e shtypjes: imprimatur, që autoritetet kishtare ose ato laike deklaronin për një vepër pasi e kishin shqyrtuar atë.