Botimet në kryeqendra si Parisi, Londra dhe Brukseli ose ato në Aleksandri, në Beograd dhe Sarajevë, deri në Bostonin e përtej Atlantikut etj. Ndërsa brenda Shqipërisë spikatin sidomos botimet në qendra të tilla si Voskopoja dhe Shkodra, por edhe ato në Manastir, Korçë, Kostur, Elbasan.
Duke punuar për identifikimin e botimeve që janë përfshirë në këtë bibliografi vetiu është bërë një kontroll bibliografik i tyre, pra puna për hartimin e kësaj bibliografie praktikisht ka rezultuar edhe në një “inventar” relativisht tërësor të koleksioneve të librit shqip të këtyre viteve në BKSh.
Me fjalë të tjera, përmes një hulumtimi të përimtë të njësive bibliografike është ekzaminuar edhe një herë gjithë pasuria librore e koleksioneve të saj që do të ishin objekt i kësaj bibliografie.
Për identifikimin e titujve që i përkasin kësaj periudhe janë bërë kërkime si në skedarin e autorëve, pra atë alfabetik, ashtu edhe në atë lëndor (sistematik), por edhe në skedarët kronologjik dhe topografik, skedarët e librit albanologjik dhe të librit të huaj.
View this post on Instagram