Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xheravina është përballur me një situatë të papritur gjatë ditës së sotme. Fillimisht ai ka treguar se makina e ka lënë në mes të rrugës.
“Kur të lë makina në rrugë. Kush më ka mallkuar. Ti që më ke mallkuar të mallkoftë Zoti. Rroftë karrotreci”, ka shkruar Atdheu.
Më pas ai është shprehur se mekaniku i ka thënë se dikush i ka “këputur frenat”.
“T’i ka këputur dikush frenat tha ky mekaniku. Domethënë atentat Atdheut, ndonjë serb se s’ka mundësi”, ka përfunduar ish-konkurrenti.