Arbana Osmani është tashmë në ditët e fundit të shtatzënisë, por gjininë e fëmijës së saj nuk ka preferuar ta ndajë me publikun. Në media ka pasur aludime se Arbana është në pritje të një vajze dhe sot këtë e konfirmoi edhe djali i saj, Joni.
Teksa ndodhen me pushime në Firenze, Arbana ndau me ndjekësit një video në Instastory, ku ishte së bashku me partnerin dhe dy djemtë e saj.
Joni dëgjohet të thotë: “Ja në Firenze me motrën”, dhe përkëdhel barkun e moderatores.