Dj Dagz feston sot ditëlindjen dhe Einxhel i ka bërë padyshim urimin më të bukur e të ndjerë. Ajo ka publikuar në rrjete sociale një video me momentet e tyre në “Big Brother VIP”, teksa ka shkruar se nuk dëshiron të jetojë asnjë ditë pa të.
“Per banorin tim te preferuar ne gjithe Universin:
Ndoshta te gjithe e dine historine tone…por serish nuk dine mjaftushem! Ndoshta kam deshtuar ta shpreh dashurine aq bukur sa ti por nuk kam deshtuar ne ate qe ndjej…Per here te pare ndjej komplotin e perendive qe une te jem me ty e ti me mua, ndjej qe si sot 30 vite me pare ke ardhur ne kete bote per te me ndryshuar jeten. Ndjej qe kam humbur shume lumturi ne vitet jete pa ty por e di qe do e kompesojme. Kaq pak kohe dhe serish me duket sikur te njoh prej me shume se nje jete…e serish mendoj qe me kishe munguar aq shume, e serish me merr malli per ty aq shume cdo sekond qe nuk te kam diku verdall te te torturoj. Nuk te premtoj dot qe nuk do kete dite qe do te dukem nje makth por te premtoj se cdo dite do mundohem te jem endrra jote me e bukur…do mundohem qe vitet ne vijim endrrat e tua te behen realitet(dhe s’eshte qe si kam bere realitet deri tani nja dy prej tyre) Uroj te jesh gjthmone i lumtur, uroj te lumturojme bashke me cfare Zoti na dhuroi, uroj te arrish yjet me dy duar, uroj te kesh jeten e gjate sepse une skam ndermend te jetoj pak, dhe skam ndermend te jetoj asnje dite me pa ty. Happy Bday Dagz! Love You Babe”, ka shkruar Einxhel.
Kujtojmë se historia e dyshes nisi në “Big Brother VIP” dhe që atëherë janë treguar të pandarë.