Kiara hapi mbrëmjen e djeshme në Prime-in e Big Brother kutinë e Pandorës, ku përveç nominimeve që futi sipas dëshirës së saj, fitoi edhe një udhëtim çift në Maldive.
Kjo e gëzoi tejmase atë vetë por edhe Luizin i cili i tha se do kthehen 3 vetë nga atje. Megjithatë ditën e sotme Luizi ka bërë shaka duke i thënë: “Mos po më shfrytëzon për lojë o Kiara?”.
“E kam seriozisht. Hajde iher të flasim përballë, mos po më shfrytëzon për të fituar këtë udhëtimin në Maldive, që as nuk do ta bësh me mua fare, por do ta bësh me atë që ke jashtë?,” tha Luizi. Ndërkohë Kiara nuk mbajti dot të qeshurën e po ashtu dhe banorët e tjerë.
Kiara pati një debat të vogël sot me Luizin, pasi ky i fundit nuk i dërgoi mëngjesin te shtrati, ashtu siç bën çdo ditë.
Pasi u bashkua me pjesën tjetër të banorëve në oborr, Kiara shprehu hatërmbetje për neglizhencën e Luizit.Ajo i tha atij se “ritualin” ose të mos e niste fare, ose ta çojë deri në fund. Luizi i kërkoi falje dhe e puthi pafund, një mënyrë kjo për ta “zbutur” Kiarën.
Luizi çdo mëngjes i bën gati mëngjesin Kiarës dhe ia lë te komodina. Ai u dhuron asaj çdo ditë puthje në gjumë, veprim ky që është kthyer në ritualin e përditshëm të çiftit.