Kiara pati një debat të vogël sot me Luizin, pasi ky i fundit nuk i dërgoi mëngjesin te shtrati, ashtu siç bën çdo ditë.
Pasi u bashkua me pjesën tjetër të banorëve në oborr, Kiara shprehu hatërmbetje për neglizhencën e Luizit.Ajo i tha atij se “ritualin” ose të mos e niste fare, ose ta çojë deri në fund. Luizi i kërkoi falje dhe e puthi pafund, një mënyrë kjo për ta “zbutur” Kiarën.
Luizi çdo mëngjes i bën gati mëngjesin Kiarës dhe ia lë te komodina. Ai u dhuron asaj çdo ditë puthje në gjumë, veprim ky që është kthyer në ritualin e përditshëm të çiftit.
Kur Kiara zgjohet dhe del në oborr, ai i përgatit një kafe nga “Lori Caffe”. Nderkohe Bledi dhe Valbona mendojnë se Luizi dhe Olta janë si ofertat “dy në një”. Ata të dy thanë se ndonëse mes Oltës dhe Luizit shpesh herë ka debate,
ata të dy duhen, merren vesh me fjalë dhe nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin.Luizi: Ç’punë kam unë me ty moj?Olta: Unë nuk po aprovoj, unë po dëgjoj.
Bledi i tha Oltës dhe Luizit se ata të dy lujanë bukur, pasi edhe kur mashtrojnë merren vesh mirë me njëri-tjetrin.