Teksa produksioni ka caktuar një sfidë për banorët, të cilët ose duhet t’i përgjigjen pyetjeve ose në të kundërt të pijnë, grupi i Romeos ka dalë në oborr dhe pak orë më parë ka nisur dhe sfida për to.
Erdhi radha e Heidit dhe pyetja ishte: Cili është personi më i padurueshëm brenda shtëpisë për ty?
Dhe përgjigjia e saj do t’ju habisë! Ajo ka përmendur emrin e Romeos. Pra sipas Heidit personi më i padurueshëm brenda shtëpisë është Romeo.
‘Është e vështirë prezenca e tij këtu’– ka thënë ajo, duke lënë të nënkuptohet se prezenca e tij po i vështirëson lojën.