Një debat ka plasur mes Rikes dhe Eglës ku kjo e fundit e ka prekur duke i ofenduar familjarët.
Nuk është hera e parë që vajzat debatojnë me njëra tjetrën por mesa duket kësaj rradhe sipas Rikes aktorja e ka mbushur kupën.
Pas minutave të tëra debati Rikja ka marrë nga frigoriferi një kuti me qumësht pana dhe e ka hedhur atë mbi flokët e Eglës:
“Pastro shpirtin” përpara se të flasësh dëgjohet të thotë Rikja, teksa vazhdon të lajë me pana aktoren Egla Ceno.