Një debat virtual mes Arbanës Osmanit dhe Ledion Liços duket se po fiton terren, duke u shndërruar në një prej temave më të përfolura.
Gjithçka nisi disa ditë më parë, kur Arbana, përmes një postimi në Instagram, shprehu gëzimin për suksesin e spektaklit të saj “Mirëmbrëma Yje”. Në postim, ajo la të kuptohet se përçonte një mesazh indirekt ndaj Ledionit, duke deklaruar:
“Ajo që më gëzon më tepër është basti i fituar me këdo që mendonte se në Shqipëri vëmendja dhe klikimet merren vetëm me debate të dhunshme, skandale dhe vulgaritet. Mesa duket jo.”
Në këtë mesazh, Arbana duket se iu referua formatit të mëparshëm të “Big Brother VIP”, duke nxitur një reagim të menjëhershëm nga Ledioni. Në promon e BBV4, ai lëshoi disa kunja, duke nisur me frazën intriguese “I yti ta fut” dhe duke e mbyllur me një libër që eksploron sinonimet për fjalën “yje” – një referencë e qartë ndaj spektaklit të Arbanës.
Por Ledioni nuk u ndal këtu. Në një deklaratë tjetër, ai u shpreh:
“Nëse bën njëherë Big Brother-in, unë nuk gjej asnjë arsye për ta lënë, vetëm nëse të lënë ata ty. Kjo është pak por e sigurtë, nëse e bën njëherë duhet ta bësh gjithë jetën.”
Kulmi erdhi gjatë puntatës së parë të “Big Brother VIP Albania 4”, kur Ledioni mbylli spektaklin me një tjetër mesazh ironik:
“Të gjithë ata që thonë ‘u bëra vetë’, gënjejnë veten!”
Duket se kjo “luftë” virtuale mes dy figurave të njohura do të vazhdojë, duke sjellë më shumë tensione dhe intriga për publikun.
Në këtë situatë, mbetet për t’u parë se si do të reagojë Arbana dhe nëse kjo “përplasje” do të kalojë përtej ekranit.