Ndryshe nga Dagz dhe Einxhel, PM dhe Sara janë më të rezervuar rreth jetës së tyre private. Megjithatë, në një “ask” të bërë së fundmi, blogerja ka treguar se lidhja e tyre është bërë familjare.
“Si janë raportet e tua me familjen e Dj PM?”, i ka shkruar një ndjekës. Sara ka zbuluar se raportet janë shumë të mira dhe se i ka takuar të gjithë përveç motrës së vogël të PM.
“I kemi raportet shumë të mira. I kam takuar të gjithë në fakt përvec motrës së vogël”, i është përgjigjur ajo.