Gjate lidhjes se bujshme te Donaldit dhe Beatrix, Stresi ishte nje nga personazhet i cili mbeshteti publikisht Bora Zemanin, ndersa e etiketoi Trixen si nje nga femrat qe ‘i merr te dashurin shoqes’.
“Nuk mund ta gjykoj se çfare ka bere Donaldi, po une gjykoj Trixen shume. Ky eshte realiteti shqiptar dhe femres shqiptare, qe bejne keto gjeste. Dikur Trixa ka qene komentuese e fotove, puthjeve te Donaldit. Ky eshte nje realitet i hidhur i joni qe ndodh shpesh. Nuk ka pas te drejte ne ate menyre ishte diçka e shpifur, te puthesh aty para kamerave, nuk kam pse e gjykoje, por Beatrix e ka bastarduar”, u shpreh reperi asokohe.
Mirepo tashme qe Stresi eshte pjese e “Big Brother VIP Kosova “, Trixa i ka ‘kthyer hakun’ me ane te nje postimi ne Twitter, duke patur ajo mundesine kete here per te komentuar qendrimin e tij ne shtepi.
Kengetarja ka shkruar emrin e Stresit krahas nje emoji qe shpreh se i ngjall neveri.
Kujtojme se gjate situates se bujshme ne BBV, Stresi i dedikoi edhe nje rresht ne kengen e tij Bores tek e quajti ‘mbretereshe’.