Pak ditë më parë Einxhel Shkira zbuloi se ajo dhe Dagz do të bëhen prindër për herë të parë. Ditën e sotme në rrjet u aludua se moderatorja po pret vajzë ngaqë Monika Lubonja i uroi duke iu thënë: Jam e sigurt që po vjen princesha juaj por edhe e jona!
Mirëpo, me anë të disa postimeve në Instastory, Einxhel ka treguar se as ajo vetë nuk e di gjininë e foshnjës që po pret. E vetmja që e di është kunata e saj, motra e Dagzit. Moderatorja ka menduar të organizojë një festë “Baby Gender Reveal” dhe deri atëherë gjinia do të jetë sekret si për të, ashtu dhe për të tjerët.
“Uroj të duroni deri atëherë meqë po duroj dhe vetë kaq shumë. Mos më pyesni mua sepse nuk e di gjininë. E vetmja që e di është halla e vet”, ka shkruar Einxhel.